Botë

Zgjedhjet në Suedi, sondazhi nxjerr në epërsi socialdemokratët

10.09.2018 11:04

Lidhur me zgjedhjet e djeshme ne Suedi, Sondazhi tregon se pothuajse një e pesta e votuesve në zgjedhjet e përgjithshme...

Lidhur me zgjedhjet  e djeshme ne Suedi, Sondazhi tregon se pothuajse një e pesta e votuesve në zgjedhjet e përgjithshme në Suedi kanë mbështetur partinë anti-emigrante të ekstremit të djathtë.
 
Megjithatë, televizioni kombëtar suedez thotë se sipas sondazhit të saj, zgjedhjet e së dielës tregojnë se partia në pushtet e qendrës së majtë të Socialdemokratëve mbetet forca më e madhe në Parlament.
 
Rreth 7.5 milionë qytetarë me të drejtë vote do të përcaktojnë përbërjen e re të Parlamentit Suedez Riksdag, i cili ka 349 vende. Rreth 6.300 kandidatë garuan për një mandat katërvjeçar.
 
Gjasat janë të vogla që cilado nga partitë e vetme të arrijë shumicën prej 175 vendesh.Zgjedhjet e së dielës janë të parat që kur qeveria suedeze në vitin 2015 lejoi hyrjen e 163.000 emigrantëve në vendin me 10 milionë banorë.