Maqedoni

Disa pjesë të Aerodromit, Çairit, Shuto Orizarës dhe disa lagje dhe fshatra të Shkupit pa energji elektrike

10.09.2018 11:40

Disa konsumatorë të rrugëve "'Çe Gevara", "Makedonska Kosovska Brigada" me nën rrugët....

Disa konsumatorë të rrugëve "'Çe Gevara", "Makedonska Kosovska Brigada" me nën rrugët, si dhe rruga "Butelski venec" në Komunln e Çairit dhe Shuto Orizarë nesër nga ora 9:00 e deri në 15:00 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike.
 
Nga ora 10:30 e deri në 12:30 pa energji elektrike do të jenë  konsumatorët e rrugës "Peter Acev" në Komunën e Aerodromit, nga ora 9:00 e deri në 15:00 konsumatorët e rrugëve "4", "6" dhe "7" në fshatin Batincë, nga ora 9:00 e deri në 11:30 konsumatorët e rrugës "Sasa" në afërsi të shkollës në lagjen Pintia, ndërsa nga ora 08:30 e deri në 14:30 konsumatorët e lagjeve Divlje, Susiça Çiflik, Konjarë, si dhe kompanitë "Zhivenje", "Progres" dhe ALEM në komunën e Petrovecit.
 
Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, arsye të ndërprerjes në furnizim me energji elektrike është realizimi i planifikuar  të ndërhyrjeve teknike në rrjetin shpërndarës nga ekipet e EVN Maqedoni.