Maqedoni

Kociançiq: Qytetarët duhet të vendosin me vullnet të lirë

10.09.2018 14:03

Komisioni Europian, pret që qytetarët në Maqedoni të votojnë për referendumin për emrin...

Komisioni Europian, pret që qytetarët në Maqedoni të votojnë për referendumin për emrin, pa asnjë ndërhyrje në vendimin e tyre përfundimtar.
 
Është moment kur qytetarë vendosin për ardhmërinë e vendit të tyre dhe është e drejtë demorkatike e cdo qytetari që të thotë i lirë fjalën e tij, thotë Kocianciq. 
 
“Bashkimi Europian ka mbështetur marrëveshjen e arritur për cështjen e emrit, tani po ndërrmeren një sërë hapash që kjo marrëveshje të bëhet përfundimtare. Në këtë kontest, po zhvillohet një referendum në vedin tuaj në fund të këtij muaji, dhe ky është momenti kur qytetarët mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike. Është një moment i rëndësishëm për ta,  për të vendosur për të ardhmen e vendit të tyre dhe duhet të lejohen ta marrin këtë vendim,  sigurisht pa asnjë ndërhyrje”, u shpreh zëdhënësja e e KE-së, Maja Kociançiq.