Maqedoni
Sugarevski: Komunat të aplikojnë për mjete; Halimi: Prioritet mbetet kanalizimi dhe ujësjellësi
10.09.2018 14:34
Kanalizimi dhe ujësjellësi janë projektet prioritare të Komunës së Haracinës....

Në kuadër të linjës kreditore me Bankën Evropiane të Investimeve, kjo komunë ka në dispozicion 100 mijë euro për ujësjellës dhe kanalizim. Minsitri Sugarevski qëndroi në Haracinë, për të parë nga afër deri ku kanë shkuar punimet për kanaizimin dhe ujsjellësin dhe cfarë janë nevojat e tjera të banorëve.
"Nga buxheti themelor që ka komuna e Haraqinës për ndërtimin e ujsjellsit kanalizimit dhe infrastrukturën, në kuadër të linjës kreditore që kemi me Banken Evropiane të Investimeve, komuna e Haraqinës ka për të shfrytëzuar 100 mijë euro… Komuna e Haraqinës por jo vetëm, duhet të aplikojë për projekte të caktuara në ministri , në Agjencinë për Zhvillim Rural dhe kuptohet në Qeveri, e të shfrytëzojë mjetet për projekte zhvillimore", tha Goran Sugarevski, Ministër i Transporit dhe Lidhjeve.
Ende nuk ka një afat të qartë se kur duhet të mbarojë ndërtimi I kanalizimit për të cilin Komuna e Haracinës pret mjetet financiare.
"Njeherë përnjeher nuk ka afat, dmth 2 kraka kanë përfunduar tani presim edhe për tjera, se prioritet e kemi. Dihet për këtë se në Haraqinë e kemi prioritet ujësjellsin dhe kanalizimin", tha Milikije Halimi, kryetare e Komunës së Haraçinës
Me Bankën Botërore do të nënshkruhet së shpejtim marrëveshja për mjete me vler prej 70 milionë euro , që do të dedikohen për ndërtimin e rrugëve lokale dhe Minsitri Sugarevski u apeloi komunave që vitin e ardhëm të konkurojnë me projekte konkrete për të përfituar nga këto mjete.
REJHANE BUSHI METAJ
