Maqedoni
“Hapëro para, është zgjidhja jote”, 12 OJQ, sqarojnë përfitimet nga antarësimi
10.09.2018 15:02
Iniciativa qytetare “Hapëro para”, që përfshin 12 organizata qytetare, filloI fushatën informative....

Iniciativa qytetare “Hapëro para”, që përfshin 12 organizata qytetare, filloI fushatën informative, që tu mundësojë qytetarëve qasje më të lehtë tek informacionet për poitikat e BE-së, përmes sqarimeve konkrete se cka do përfitojë Maqedonia nga integrimi euroatlantik. Në kuadër të fushatës do organizohet takime me qytetarë,debate publike dhe promovim të librave.
"Hapëro para .org është faqja ku mund të gjinden të gjitha materialet si spotet, animacionet, fotot të cilat do publikohen në televizione, radio rrjete sociale dhe poashtu pritet të organizohen debate mediale dhe publike", tha Fani Karanfillovska, kryetare e “Hapëro para”.
"Maqedonia është vend bujqësor andaj një pjesë e madhe e buxhetit të BE së do ti takojë kësaj sfere. Do sqarojmë se si integrimi në strukturëat euroatlantike do ndikojë në cilësinë e barneve që blejmë, në prodhimet që i harxhojmë, në politikën fitosanitare dhe do ofrojmë informata të qarta me qëllim që qytetarëve tu mundësojmë të marin vendim për të cilin janë të mirë informuar", tha Lupço Petkovski, nga OJQ “Eurothink”
"IPARD 1 veçmë kemi pasur mundësi ta shfrytëzojmë,tani e kemi në dispozicion edhe IPARD 2, të cilat do kemi mundësi ti shfrytëzojmë deri më 2020-tën dhe do ketë informacione se si të shfrytëzohen këtë fonde", tha Liljana Jonovska, nga koalicioni rural.
FLUTURA LATIFI
