Maqedoni

ASH filloi fushatën “pro” referendumit, Sela: Jo ndryshime kushtetutës në dëm të shqiptarëve; “Besa” e Kasamit: "Po për NATO dhe BE, si shqiptarë jo si përqindje"

10.09.2018 15:33

Aleanca për Shqiptarët e filloi fushatën nga sheshi Skëndërbe në Shkup...

Lideri i saj Ziadin Sela u bëri thirrje shqiptarëve që pa mëdyshje më 30 shtator të dalin dhe të votojnë pro referendumit, sepse në këtë mënyrë garantohet e ardhmja europiane e vendit, që është  përcaktim i kahmotëshëm i shqiptarëve ndër vite. Sela u zotua se ASh nuk do të lejojë nëpërkëmbjen e shqiptarëve në ndryshimet kushtetuese të emrit të cilët do të vijojnë në Kuvend pas përfundimit të referendumit. 
 
“Aleanca është me Aleancat, dhe mrekullia e Aleancës për shqiptarët është rruga drejtë barazisë së tërësishme… Aleanca për Shqiparët , nuk do të lejojë që të fshihen shqiptarët nga qenurit element shtet formues këtu në Maqedoni. Opinioni në tërësi nuk i di,  ashtu edhe ASh , se cilat do të jenë propozimet konkrete me Ndryshimet Kushtetuese … ASh  kurrë nuk do të votoj diçka që është në dëmt të shqiptarëve, por do të votojë gjthçka që është në të mirën e përgjithshme e të gjtihë qytetarëve të vendit, po pa shkelur dinjitetin dhe autoktotonin e shqiptarëve”, tha Ziadin Sela, kryetar i Asleancës për Shqiptarët.
 
Edhe Lëvizja "Besa" e Kasamit, filloi fushatën mbështetëse për integrime, me moton, "Po për NATO dhe BE, si shqiptarë e jo si përqindje". Edhe ata ftuan elektoratin e tyre që të votojnë pro referendumit, duke premtuar, se do të kërkojnë barazi të plotë, kur do të vijojnë ndryshimet Kushtetuese për emrin.
 
"Me votën “për” rradhitemi në grupin e gjithë atyrer që janë pro NATO dhe BE-së… do të motivojmë popullatën shqiptare që masovikisht të del më 30 shtator dhe të votoj “për”... në fazën e dytë atë të hapjes së ndryshimeve kushtetuese do të angazhohemi që konformom përcaktimeve tona programeve dhe pritjeve të shqiptarëve të kërkojmë saktësimin e temrit kushtetues prej 20 % të zëvendesohet me “shqiptarë dhe gjuha shqipe”, tha Arijanit Hoxha, shefi i shtabit qendror për referendumin- Levizja "Besa".
 
ASh dhe Lëvizja “Besa” informuan se janë bërë gati për të vazhduar fushatën e tyre duke  organizuar shumë takime dhe debate nëpër vendbanimet shqiptare. 
 
REXHEP QAMILI