Botë

Dialogu Prishtinë -Beograd, Presidenti Thaçi takon liderët të Luginës

10.09.2018 16:12

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar udhëheqësit politikë të Luginës së Preshevës...

Këta të fundit i kanë kërkuar atij miratimin e një rezolute në Kuvend përmes të cilës të kërkohet bashkimi i Luginës me Kosovën. Në konferencën për media së bashku me përfaqësuesit institucional të Komunave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, Thaçi deklaroi se tashmë është bërë i ditur vullneti i shqiptarëve të Luginës për t’u bashkuar me Kosovën, e në të ardhmen do të ketë zhvillime për realizimin e këtij objektivi. 
 
Thaci thotë se do të punojë që përfaqësuesit politikë të Luginës të jenë pjesë e dialogut përfundimtar mes Kosovës e Serbisë, pasi kjo ka të bëjë me të ardhmen e tyre, por duke kërkuar paraprakisht mbështetje dhe unitet nga gjithë  spektri politik të Kosovës. 
 
“Tanimë është gjithçka e qartë që vullneti i deklaruar i shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës është institucionalizuar përmes përfaqësuesve të tyre tek institucionet e Kosovës për bashkangjitje me Kosovën”, Nëse dje e kam mbështetur fuqishëm, sot do të punoj edhe më fuqishëm që kjo e drejtë të realizohet. “Dua të besoj e të gjithë në Kosovë, pa dallime ideologjike e partiake do ta mbështesin të drejtën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për bashkangjitje”, tha Hashim Thaçi, President i Republikës  së Kosovës.
 
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, tha se kjo kërkesë është “akt legjitim” ndërsa tha se ditëve të ardhshme liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës do t’i takojnë të gjithë shefat e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës për t’u kërkuar mbështetje për këtë rezolutë.
 
“Ne liderët e shqiptarëve të PMB ju drejtohemi me kërkesë që në periudhë sa më të shkurtë ta miratoni një rezolutë për bashkimin e PMB me Kosovën. Qytetarët e Preshevës janë të entuziazmuar, janë të prekur nga mundësia për t’i bashkuar Kosovës që e kanë pasur ëndërr dhe kanë punuar për të, por duhet të krijohet siguri”, tha Shqipërim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës.
 
Kërkesa per miratimin e rezolutes ne Kuvendin e Kosovës, paraqet hapin më konkret prej kur presidenti i Kosovës Hashim Thaci  ka nisur ta flasë publikisht  per ndryshimin e kufinjve me Serbine.
 
FARIJE DAUTI BAKIU