Maqedoni

Rastet e PSP-së, në gjykatë “thesari”, “tanku” dhe ‘lëndina”

10.09.2018 16:41

Me shpalosjen e dëshmive materiale ka vazhduar gjykimi për rastin “Thesari” ku të akuzuar janë ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov....

Me shpalosjen e dëshmive materiale ka vazhduar gjykimi për rastin “Thesari” ku të akuzuar janë ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, Shefi I kabinetit të tij Toni Jakimovski,ndihmës Ministri I MPB-së Nebojsha Stajkokoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski, i cili gjendet në Greqi.
 
Mbrojtja e Mijallkovit, kërkoi që dëshmitë të lexohen tërësisht në prani të publikut, me qëllim që qytetarët të informohen se për cfarë janë siguruar pajisjet për pëgjim, duke dëshuar kështu pafajsinë e të akuzuarve. Për këtë rast PSP ka mbi 900 dëshmi materiale. Të dyshuarit akuzohen se kanë  keqpërdorur pozitën dhe autorizimet zyrare dhe me këtë kanë shkaktuar dëm Buxhetit në vlerë prej më shumë se 800 mijë eurove me furnizimin e pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë të DSK-së dhe trajnim për shfrytëzimin e saj nga kompania nga Britania e Madhe.
 
Gjykimi ka vazhduar edhe për ish Ministren Gordana Jankullovska në lëndën “Tanku”. Ajo akuzohet për dokumentacionin kontestues për sigurimin e mercedesit luksoz. Për rastin e njejtë, ish Kryeministri Gruevski u dënua me dy vite burg, ndërsa Ish Ministri I MPB-së Gjoko Popovski me 6 vite e gjysmë burg. Vazhdoi gjykimi edhe për rastin “Lëndina”, ku të akuzuar janë Dragan Pavloviq-Latas dhe vëllezërit e tij, të cilët akuzohen nga PSP për ndërtimin e vilave luksoze, dy vite para marrjes së lejeve për ndërtim.