Maqedoni
Spasovski: MPB gati për të siguruar fushatë të qetë
10.09.2018 16:52
Ministria e Brendëshme është gati me të gjitha kapacitetet e saj...

Ministria e Brendëshme është gati me të gjitha kapacitetet e saj, për të siguruar mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore për referednumin për emrin, Ministri Spasovski thotë se situata aktualisht është stabile dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me forcat e rendit, që procesi të kalojë i qetë deri në fund.
"Gjendja aktuale në Maqedoni është stabile, Ministria e Brendshme i ka marrë të gjitha masat për një atmosferë të qetë gjatë fushatës për referendumin dhe në ditën e realizimit të tij. U apeloj qytetarëve të bashkëpunojnë me policinë dhe institucionet shtetrore që ky proces të zhvillohet pa probleme", tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendëshme.
SHABAN DALIPI
