Botë

Pari: Plagosen 7 kalimtarë me thikë para një kinemaje

10.09.2018 19:15

Një person sulmoi me thikë mbrëmjen e të dielës në Paris...

Prej sulmit mbetën të plagusur shtatë persona, katër prej të cilëve në gjendje kritike për jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orën 23:00 të mbrëmjes përpara një kinemaje. Sulmuesi, i armatosur me një thikë dhe një shufër hekuri, sulmoi kalimtarët në rrugë.

Dy prej të lënduarva janë turistë britanikë. Sipas deklaratave të deritanishme të autoriteteve, sulmi nuk konsiderohet si një akt terrorist.

Disa prej të pranishmëve u përpoqën ta ndalonin duke e goditur me  mjete rrethanore, e ai më pas u largua. Agresori, një shtetas afgan 31 vjecar  u arrestua nga policia.