Botë
Mbi 30 mijë të zhvendosur në Siri për shkak të bombardimeve në Idlib
10.09.2018 19:47
Mbi 30.000 njerëz i braktisën shtëpitë e tyre në Siri për shkak të bombardimeve nga forca të regjimit dhe aleatit të tij rus...

Mbi 30.000 njerëz i braktisën shtëpitë e tyre në Siri për shkak të bombardimeve nga forca të regjimit dhe aleatit të tij rus në provincën Idlib dhe rajonet përreth, kumtoi KB. Të dhënat janë për periudhën prej 1 deri më 9 shtator.
"Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga eskalimi i kohëmëparshëm i dhunës që shkaktoi zhvendosje të mbi 30.000 njerëzve", deklaroi zëdhënësi i Zyres së KB-së për koordinim të çështjeve humanitare, Dejvid Svanson.
Shumica e të zhvendosurve janë nisur në pjesën veriore të Idlibit, afër kufirit turk./mia
