Botë
BE-ja planifikon shërbim kufitar me 10.000 pjesëtarë
10.09.2018 20:53
Bashkimi Evropian planifikon që deri në vitin 2020 të formojë forca mbrojtëse kufitare me 10.000 ushtarë...

Bashkimi Evropian planifikon që deri në vitin 2020 të formojë forca mbrojtëse kufitare me 10.000 ushtarë, kumtoi gazeta "Fajnenshëll tajms".
Sipas dokumentit të përpunuar në Bruksel, ato forca të armatosura do të kenë për detyrë ta ndalojnë kalimin e emigrantëve nga një vend anëtar të Unionit në tjetrin, ndërkaq do të shërbejnë edhe për deportim të përshpejtuar të emigrantëve, kërkesat e të cilëve për azil do të refuzohen.
"Formimi i këtyre forcave do të paraqesë përgjigje të dinamikës demografike dhe destabilitetit në rajonet në fqinjësi të Evropës", shkruan në dokumentin që e ka përpunaur Komisioni evropian.
Forcat do të vendosen nën Shërbimin evropian për mbrojtje kufitare dhe bregdetare që u formua në vitin 2016./mia
