Botë

17 vite pas sulmeve, ShBA përkujton viktimat e “11 shtatorit”

11.09.2018 12:43

Mbushen sot 17 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Për çdo amerikan, imazhet tronditëse, tmerri dhe trishtimi i asaj dite janë ende të gjalla...

Ceremoni përkujtimore mbahen në vendin ku dikur ngrihej Qendra Botërore e Tregtisë, me dy kullat e saj binjake në Nju Jork, por edhe në ndërtesën e Pentagonit në Uashington.

Rreth 3.000 persona humbën jetën në sulmet e 11 shtatorit, mbi të cilat u përplasën avionët e terroristëve. Një tjetër avion u përplas mbi Pentagon, ndërsa i katërti, si pasojë e rezistencës heroike të pasagjerëve, u rrëzua në një fushë në Pensilvani.

Këto kanë qenë sulmet më vdekjeprurëse terroriste në tokën amerikane, pas të cilave zemërimi u derdh mbi “Al Kaedën”. Shtetet e Bashkuara nisën luftën ndaj terrorit dhe pushtuan Afganistanin.

Edhe pse fillimisht udhëheqësi i “Al Kaedës” mohoi përfshirjen, në vitin 2004 mori përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Pasi qëndroi në arrati për më shumë se një dekadë, Bin Laden u vra në Pakistan nga një skuadër speciale e marinsave amerikanë.

Shumë vende të tjera forcuan ligjet anti-terror pas 11 shtatorit dhe zgjeruan kompetencat e agjencive ligjzbatuese dhe atyre të zbulimit, me qëllim që të parandalonin sulme terroriste të mundshme.