Mijëra njerëz shpërngulen nga luftimet në Sinjar
Banorët e larguar i përkasin besimit Jezidi dhe kanë lëshuar shtëpitë e tyre në Sinjar nga frika e persekutimeve nga njerëzit e armatosur që refuzojnë ti binden Bagdadit zyrtar.......

Që prej ditës së diel, dhjetra mijra njerëz po largohen nga iraku drejt kampeve të refugjatëve në kufi me Kurdistanin. Banorët e larguar i përkasin besimit Jezidi dhe kanë lëshuar shtëpitë e tyre në Sinjar nga frika e persekutimeve nga njerëzit e armatosur që refuzojnë ti binden Bagdadit zyrtar.
Ky tempull lutjeje për mijra pelegrinë jezidi, tani është kthyer në shtëpi të përkohshme për 500 irakianë. Shumica prej tyre kanë lënë pas të afërmit në malet jashtë Sinjarit. Ata thonë se në male ka 30 mijë njerëz.
“Në malin Sinjar nuk ka ujë , nuk a as rrugë e as elektricitet, nuk ka as bukë madje as edhe një pemë të vetme nuk ka atje ku të strehohesh. Asnjë njeri nuk mbijeton dot në ato male. Lusim qeverinë, shoqërinë civile, OKB-në le ti shpëtojnë ata nga ajo zonë e rrezikshme . Nuk duam asgjë prej tyre, vetëm të dërgojnë ujë dhe ushqim njerëzve që kanë mbetur atje, ti shpëtojnë, ndryshe ata do të vdesin”, - shprehet Abu Shake.
Të paktën 45 mijë irakianë, shumë prej tyre Juzidë, kanë ardhur nga Sinjari në kufi me Kurdistanin.mijra të tjerë pritet të arrijnë në ditët e ardhëshme. UNHCR po u vjen në ndihmë të shpërngulurve. Naïf është baba i 5 fëmijëve .
Ai ka mbajtur në Sinjar një familje të shpërngulur në banesën e tij 6 muaj rresht një familje, por kurrë nuk ka menduar se një ditë vetë do të jetë i detyruar të largohet nga vendlindja
“Ne kishim në shtëpi njerëz nga Telafari, ishin shpërngulur nga luftimet. Ne hapëm shtëpinë për ti strehuar ata e tani shikoni, ne vetë u bëmë si ata”, thotë më tej Naif Sin. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një tragjedi humanitare në rajon për shkak të konfliktit.
Ndihma po arrin në kampet e refugjatëve, por në malet e Sinjarit, njerëzit janë në mëshirë të fatit. (Migena Gorenca, TVM2)
