Botë
Së paku 20 viktima në sulmin në provincën afgane Nangarhar
11.09.2018 19:28
Së paku 20 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës me bombë që sot ndodhi në provincën afgane Nangarhar...

Cak i sulmit ka qenë një grup i demonstrantëve të cilët e kanë bllokuar rrugën magjistrale që e lidh Xhalalabadin dhe qytetin Torham i cili gjendet në kufirin me Pakistanin.
Policia afgane kumtoi se protesta ka qenë kundër kryeshefit policor lokal. Nuk është e qartë nëse sulmuesi e ka ditur pse kanë protestuar njerëzit që i ka sulmuar.
Tani për tani askush nuk ka ndërmarrë përgjegjësi për sulmin./mia
