Botë
Mej: Takim i kryesisë së BE-së më 20 shtator - fazë e rëndësishme në negociatat për Bregzit
11.09.2018 19:55
Kryeministrja britanike, Tereza Mej e cilëson takimin jozyrtar të kryesisë së Bashkimit Evropian më 20 shtator...

Kryeministrja britanike, Tereza Mej e cilëson takimin jozyrtar të kryesisë së Bashkimit Evropian më 20 shtator si fazë të rëndësishme nga negociatat për Bregzit, e cili do t'u mundësojë liderëve të Unionit për herë të parë ta shqyrtojnë planin e tyre për daljen e Britanisë së Madhe, deklaroi zëdhënësi i Mej.
"Kryeministrja deklaroi se të mërkurën e ardhshme do të udhëtojë në Salcburg, që të marrë pjesë në takimin jozyrtar të kryesisë së BE-së, e cila njëkohësisht do të jetë fazë e rëndësishme në negociatat për Bregzit dhe mundësi për këmbim të mendimeve me anëtaret e tjera të BE-së për sfida të përbashkëta", deklaroi zëdhënësi i Mej.
"Në takim, liderët për herë të parë do të bisedojnë për Librin e Bardhë të qeverisë britanike, e cila përfshin një numër të madh të propozimeve serioze dhe të besueshme", tha ai.
Në korrik, qeveria britanike publikoi Libër të Bardhë në të cilën prezantoi plan për marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe BE-së. për Bregzit. Një numër i madh anëtarësh të Qeverisë, mes të cilëve edhe ish-ministri i Bregzitit, Dejvid Dejvis dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme, Boris Xhonson parashtruan dorëheqje, duke vlerësuar se dokumenti parashikon lëshime të mëdha ndaj Brukselit./mia
