Maqedoni
VMRO-DPMNE: Qytetarët vetë të vendosin për referendumin
12.09.2018 11:18
VMRO-DPMNE mori vendim që ti lëtë qytetarëve që vetë të vendosin nëse dhe si do të votojnë në referendumin për emrin....

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, pas përfundimit të mbledhjes maratonike të Komitetit qendror dhe atij ekzekutiv të partisë, tha që vendi gjendet në një situate shumë të vështirë duke ripotencuar se për partinë që drejton, Marrëveshja me palën greke është e paparanueshme. VMRO do të mbajë fushatë aktive kundër kmarrëveshjes së Prespës, por nuk do t’i ftojë qytetarët për të bojkotuar, për të votuar PRO ose KUNDËR, kësaj marrëveshjeje.
“Secili individ le të marrë vendimin për të cilin konsideron se është më I mire për familjen e tij dhe për Maqedoninë. Kjo nuk është çështje vetëm e Mickoskit apo VMRO-DPMNE-së, as vetëm e Zaevit apo LSDM-së, por e tërë Maqedonisë. Në këtë moment historik, VMRO, pas konsultimeve me qytetarët, ndërkombëtarët dhe anëtarët e partisë, sërish vlerësoi se kjo Marrëveshje është e dëmshme për Maqedoninë, andaj ne do t’ua lëmë qytetarëve, që vendimin për referendumin ta marrin në bazë të vlerësimit vetanak”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Mickovski tha se VMRO-DPMNE nuk është kundër anëtarësimit të vendit në NATOdhe BE, por është kundër marrëveshjes së arritur që ndryshon Kushtetutën, dhe nuk i përfaqëson interesat e shtetit. Marrëveshja e Prespës, sipas Mickovskit, është në kundërshim me të gjitha parimet e VMRO-së, duke mos anashkaluar të përmendë madje edhe mënyrën jo transparente të arritjes së saj.
“VMRO-DPMNE është pro anëtarësimit në NATO dhe BE , ata janë miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtar. Ne qëndrojmë fuqishëm kundër Marrëveshjes , sepse nuk i përfaqëson interesat e Republikës së Maqedonisë. Nuk e mbështresim Marrëveshjen me Greqinë dhe do të vazhdojmë të mbrojmë qëndrimin kundër kësaj Marrëveshjeje,sepse ajo ndryshon Kushtetutën, dokumentin e identifikimit, ato të udhëtimit... e gjithë kjo është në kundërshtim me qëndrimet tona. Qeveria filloi fushatë të nxehtë me vlera milionëshe, e në të cilën nuk ka asgjë për Marrëveshjen e arritur për emrin. Pushteti luan me ndjenjat e qytetarëve, sepse gjatë kësaj periudhe prej 1 vjeçare nuk kanë asnjë të arritur", tha Mickovski.
Lideri i VMRO-së Hristijan Mickovski kërkoi ndërkohë përgjegjësi nga institucionet se pse nuk kanë reaguar për fillimin e parakohshëm të fushatës së referendumit, në ndërkohë i bëri ftesë kryeministrit Zaev për duel të ri televiziv , për të diskutuar për Marrëveshjen dhe përmbajtjen e saj.
MERITA GASHI
