Botë
Sulm vetëvrasës në Afganistan, rritet numri i viktimave
12.09.2018 12:07
Numri i të vdekurve si pasojë e një sulmi vetëvrasës teksa ishte duke u mbajtur një protestë në lindje të Afganistanit ka arritur në 68, kanë njoftuar zyrtarët....

Rreth 165 persona tjerë janë plagosur në shpërthimin e 11 shtatorit në provincën Nangargar, ka njoftuar zëdhënësi i kësaj zonë, Attaullah Khogyani. Departamenti i Shëndetësisë në këtë zonë ka thënë se numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës është rritur në 68 nga 32, sa kishte raportuar më parë transmetuesi Tolo.Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Jalalabad ka qenë pjesë e një morie sulmesh vetëvrasëse dhe shpërthimeve tjera, që kanë rezultuar më dhjetëra persona të vdekur.
Talibanët, ashtu sikurse grupi ekstremist, Shteti Islamik janë mjaft aktive në këtë zonë.Forcat e Qeverisë Afgane janë përballur me kundërsulme nga të dyja palët, prej tërheqjes së numrit më të madh të trupave të NATO-s nga ky shtet më 2014.
