Referendumi, Thaçi: Përcaktimi për BE dhe NATO, jetik për shqiptarët
Me moton “Një hap para “për” NATO dhe BE”, PDSH vazhdoi mbreme takimet me banorët e Tearcës....

Me moton “Një hap para “për” NATO dhe BE”, PDSH vazhdoi mbreme takimet me banorët e Tearcës për t’i informuar rreth benefiteve që do të kenë me rethimin e opsionit “Pro”, në referendumin për emrin . Kreu i PDSH-së Menduh Thaci, thotë se vullneti i votuesve shqiptarë më 30 shtator, do ta vulosë orientimit e vendit në NATO dhe BE!
"Unë e kam parasysh që shqiptarët thonë deri kur ne, do të pranojmë e ti lejojmë proceset në Maqedoni, pa u realizuar të drejtat tona juridike. Kjo është e vërtetë por dua t’ju them hapur, e tu apeloj të gjithë shqiptarëve që mendojnë ndryshe për këtë proces, se të gjitha kërkesat dhe të drejtat tona, nuk kanë kuptim jashtë NATO-s dhe BE-së dhe të gjithë ata që japin alternativa të tjera, ose janë të paguar ose nuk e Njohin politikën", tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Thaçi bëri thirje për një mobilizim shumë serioz të të gjithë shqiptarëve dhe antarësisë e simpatizantëve të PDSH-së, sepse sipas tij vota e cdonjërit prej nesh është përcaktuese për ardhmërinë e të gjithëve.
