Maqedoni
Zaev nga Dellçeva: Mjaft pritëm 27 vite, erdhi koha për hapin gjigand
12.09.2018 13:54
Kryeministri Zoran Zaev në kuadër të fushatës “Dil voto për një Maqedoni europiane“...

Kryeministri Zoran Zaev në kuadër të fushatës “Dil voto për një Maqedoni europiane“, para qytetarëve të Dellcevës tha se në këtë moment të rëndësishëm, askush nuk duhet të jeti indiferent ndaj cështjes, nëse do të jemi të izoluar si popull apo do të integrohemi në familjen europaine e cila posedon një treg prej 500 milion banorëve.
Mjaft ishin 27 vite pritje, tani është koha për hapin gjigand të antarësimit të NATO dhe për fillimin enegociatave paraqasëse me BE-në. Dalja e qytetarëve në referendum do përcaktojë se a do të jetë Maqedonia partnere e barabartë në garën ekonomike me shtetet evropaine po ajo tha Zaev.
"Për të pasur investime të huaja ne duhet të integrohemi në familjen evropaine që posedon treg prej 500 mij banorësh.Duhet të kemi miliarada, që të mund të kemi paga më të mëdha, të rinjtë tanë të punësohen që të mund të krijohet jetë cilësore në shtet. Unë jam I bindur se arseja kryesore për sjelljen e vendimeve të tilla është ajo ekonomike e cila do na paguhet. 27 vite pritëm, negociuam tani e kemi mundësinë ta bëjmë hapin gjigant të bëhemi antare e Natos dhe ti fillojmë negociatat paraqasëse me Be në. Qytetarë të nderuar mos keni dilema, në rrugë të vërtetë jemi, amanet të rinjëve tanë u mbetet e ardhmja dhe atdheu", tha Zaev.
Edhe përfaqësuesit e OJQ-ve që mbështesin fushatën për, thanë se ka ardhur koha të bisedohet për ardhmëri e uropianee jo më për ujësjellës e kanalizime që duhet ti takonin së shkuarës.
"Në vend se për ujsjellës dhe kanalizim dhe cështje të tjera ekzistenciale, të cilat bota moderne ka harruar, do të bisedojmë për jetë të dinjitetshme dhe për arsimim cilësor evropain.Tani është moment,tani na jipet kjo mundësi kur dyert e lidhjes më të madhe ushtarake dhe ekonomike janë të hapura për ne", tha Zekir Abdullaov, përfaqësues i OJQ-ve.
LSDM fton të gjithë qytetarët, sidomos të rinjtë, të dalin e të votojnë për të ardhmen e tyre që do të jete prosperuese vetëm nëse bëhemi pjesë e famijes europiane. Çdo votë është e rëndësishme potencojnë nga LSDM duke fruar cdo qytetar të dalë e vulosë fatin e vendit më 30 shtator.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
