Maqedoni

Appathurai: Keni bërë kthesë të madhe, fqinjët dhe ne ju përkrahim në rrugën drejt NATO-s

12.09.2018 14:20

Zv. ndihmës sekretari i përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe siguri....

Zv. ndihmës sekretari i përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe siguri, James Apathurai, në takimin me ministren e mbrojtes Radmilla Shekerinska, përgëzoi për lidershipin e Maqedonisë dhe theksoi se vendi ka bërë kthesë të madhe për një periudhë të shkurtër dhe se politika e fqinjësia së mirë të Maqedonisë vërehet për fqinjët, të cilët dhanë ndihmë të madhe për anëtarësim të plotë të vendit në Aleancë. 
 
Ministrja Sheqerinska tha se me vetëdije, guxim dhe e vendosmëri, Qeveria vitin e fundit ka punuar në tri çështje, marrëveshja me Bullgarinë, marrëveshja për emrin me Greqinë dhe marrëdhëniet ndëretnike. Në lidhje me anëtarësimin në NATO, Sheqerinska tha se grupet në Ministri janë të gatshme t’i fillojnë bisedimet dhe se ky proces po zhvillohet sipas dinamikës së planifikuar
Takimi u realizua në kuadër të proceseve për fillim të bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancë.