SHVL-UÇK përkujton dëshmorët e kombit
Me homazhe e nderime në varrezat e dëshmorëve në Haraçinë dhe në vizitat pranë familjeve të tyre, janë përkujtuar të rënët e tri ëmblemëve të UÇK-së: Lefter Koxhaj, Pajtim Roçi, Ndriçim Koxha, Arben Bajrami, Adem Hasani, Abaz Beqiri.........

SHVL- UÇK ka përkujtuar sot dëshmorët e rënë nën emblemën e UÇK-së. Me homazhe e nderime në varrezat e dëshmorëve në Haraçinë dhe në vizitat pranë familjeve të tyre, janë përkujtuar të rënët e tri ëmblemëve të UÇK-së: Lefter Koxhaj, Pajtim Roçi, Ndriçim Koxha, Arben Bajrami, Adem Hasani, Abaz Beqiri, të rënë më 7 gusht të vitit 2001.
“Ditë dhimbje dhe krenarie mbarëkombëtare. Armiqtë e kombit zgjodhën metodën makabre të goditjes tinëzare, duke prerë aortën e UÇK-së” - u potencua në këto nderime të cilat kanë vazhduar edhe në Bojanë ku prehet dëshmori i atdheut, Arben Bajrami.
Anëtarëve të SHVL-UÇK-së në nderimet e tyre u janë bashkangjitur edhe familjarët e dëshmorëve dhe shokët e luftës.
