Maqedoni
Mançevski: Reformat, që nga zgjedhja e drejtuesve
12.09.2018 14:37
Ministri për Administratë Damjan Mancevski, paralajmëron ligj të ri për administratën publike...

Ministri për Administratë Damjan Mancevski, paralajmëron ligj të ri për administratën publike, në kuadër të reformave të paralajmëruara në Administratë e që janë jo vetëm kërkesë e qytetarëve por edhe pjesë e obligimeve që vendi duhet të përmbushë në rrugën drejt BE-së.
Sipas tij, është koha që ti jepet fund keqpërdorimit dhe politizimit të administratës shtetërore. Kjo do të arrihet përmes kritereve të qarta e të ashpra për përzgjedhjen e menaxhuesve dhe për mundësi të barabarta e gjithëpërfshirëse sqaron Mancevski sipas të cilit, ky koncept do të sjellë profesionalizimin e dëshiruar në strukturat e larta udhëheqëse të instituconeve.
"Drejtuesit e lartë të administratës do të punësohen përmes një sistemi vlerash dhe procedurash, përmes thirjeve publike që do të vlejnë për të gjithë qytetarët me arsim të lartë dhe do të përzgjidhen përmes procedurave individuale. Kualifikimi profesional dhe trajnimet, do të jenë kyce që personi që do të emërohet në një post të lartë drejtues, të mund të avancojë në punën e tij menaxhuese. përparimi I vazhdueshëm në punën e tij, kompetencë në drejtimin e sektorit apo ndërmarjes dhe zhvillimi i menaxhuesve, do të sigurohet përmes një sistemi trajnimi professional në vazhdimësi", tha Mançevski.
Ligji i ri do të zbatohet për pozitat e larta drejtuese që do të thotë drejtorët dhe sekretarët shtetërorë dhe për të gjithë personat me funksione të qarta menaxheriale. Ligji nu7k prek funksioneve më të larta politike, ministrat dhe zëvendësministrat, as organet e pavarura , si Avokati i Popullit ose Komisioni për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacion me karakter publik. Ме ligjin e ri do të krijohet një komision për përzgjedhjen e kandidatëve të përbërë nga një numër anëtarësh me merita, besueshmëri dhe integritet personal.
FARIJE DAUTI BAKIU
