Maqedoni
UEJL zgjedh rektorin e ri, Bexheti zotohet për cilësi dhe llogaridhënie
12.09.2018 15:19
Abdulmenaf Bexheti, për katër vitet e ardhshme do të jetë rektor I Universitet të Evropës Juglindore....

Ai me amrrjen e detyrës rektor I UEJL-ës, u zotua se do të punon me përkushtim dhe guxim për një arsim sa më cilsorë në vendin tonë, dhe që Unversitetin e Evropës Juglindore të ngritet në universitet më të mira në vend dhe më gjërë. Të pranishëm në inagurimin e tij ishin shumë kolegë professor,akademik, rektor të univeersiteteve të vendit dhe rajonit, ministri Ademi si dhe kryeministri I vendit Zoran Zaev.
"Si rektor i tretë i UEJL-it, premtoj se do bëj përkushtimin maksimal për të vazhduar dhe rritur vlerat e lart-theksuara. Sfidat e qëndrueshmërisë financiare të Institucionit do t’i menaxhojmë me prudentizëm maksimal, transparencë të lartë, llogaridhënie profesionale dhe efiçiencë maksimale të mundshme. Shpresoj në mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare si dhe Institucioneve vendore në funksion të njohjes së vlerave publike që i krijojmë për të mirën publike. Pas përmbushjes së Misionit bazë, mbase ka ide për internacionalizim të plotë të UEJL-së por sigurisht pasi që të gjendet modeli i qëndrueshmërisë financiare në kushtet e një regjioni të integruar në BE, kur edhe standardi jetësor do mundësojë një funksionim të tillë", tha Abdulmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së.
VISAR SADIKI
