Maqedoni

Xhaferi për TVM2: Qytetarët gjithnjë kanë përkrahur eurointegrimin, shfrytëzoni të drejtën, vendosni për ardhmërinë

12.09.2018 16:34

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, është i bindur se cdo qytetar i vendit, që nga pavarësia e deri më sot...

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, është i bindur se cdo qytetar i vendit, që nga pavarësia e deri më sot, vazhdimisht është përcaktuar për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.

Në intervistën ekskluzive në kuadër të emisioneve për referendumin që organizon TVM2, Xhaferi potencoi, se edhe përkundër mendimeve ndryshe të politikanëve, ata që vendosin për të ardhmen e vendit, janë qytetarët.

Xhaferi është shprehur i bindur se qytetarët dinë ta dallojnë të ardhmen e tyre dhe të vendit brenda strukturës më të fortë ushtarake në botë.

“Në kontinuitet nëse marrim një mesatare, asnjëher ajo mbështetje, dhe ai përcaktim individual i çdo një qytetari të Maqedonisë nuk ka qenë nën shkallen 70 për qind. S’do mend që unë e ndaj atë besim, që qytetarët e kanë ndarë atë besim me ne si bartës të institucioneve”, u shpreh kryetari i kuvendit Talat Xhaferi.

Sipas tij pa marrë parasysh dilemat se një grup parlamentar ka bindje ndryshe nga shumica parlamentare, vendimi për mbajtjen e referendumit tashmë është sjellë dhe votimi I qytetarëve do të jetë verifikim që qytetarët i japin politikave të Qeverisë dhe Marrëveshjes me Greqinë.

“Ne po ju drejtohemi atyre me kërkesën, ju lutem shfrytëzojeni të drejtën që të na verifikoni qëndrimin tonë se a jemi në të drejtë apo nuk jemi në të drejtë me vendimin që kemi bërë, dhe pse po e bëjmë këtë. Sepse ata do të duhet të vendosin për ardhmërinë. Dhe unë besoj se çdo individ, kur e sheh të kaluarën dhe kur ta paramendon të ardhmen, kanë një argument plus, pse duhet të jenë për mbështetje që Referendumi të jetë i suksesshëm”, theksoi Xhaferi.

Blloku shqiptarë politik asnjëherë nuk kanë pasur dilema se të mbahet referendumi thotë Xhaferi për të cilin tani përgjegjësia më e madhe bie mbi dy blloqet maqedonase.

Ai pranon se edhe brenda vetë VMRO-së ka ndarje sa I përket referendumit, por përkujtoi se vetë themeluesit e VMRO-së I japin mbështetje integrimit euroatlantik të vendit.

FITIM KRYEZIU