26 persona të prekur nga virusi HIV
Dhjetë prej tyre janë të sëmurë me sida dhe 16 janë me hiv-pozitiv, ndërkohë dy persona kanë vdekur nga ky virus i quajtur si murtaja e shekullit XXI.......

Në shtatë muajt e parë të këtij viti në Maqedoni janë të regjistruara 26 raste me virusin Hiv. Dhjetë prej tyre janë të sëmurë me sida dhe 16 janë me hiv-pozitiv, ndërkohë dy persona kanë vdekur nga ky virus i quajtur si murtaja e shekullit XXI.
Shefi i departamentit të Hiv-sidës, Zharko Karaxhoski ne nje konference te sotme për gazetar tha se transmetimi i virusit Hiv në 18 raste është bërë përmes kontaktit homoseksual, ndërsa tek gjashtë rastet tjera është përmes mënyrës heteroseksuale, ndërsa te dy rastet tjera është e panjohur mënyra e transmetimit.
“Struktura gjinore e personave me HIV dhe sidë në vitin 2014 është 25 meshkuj dhe një femër. Një Person është nën moshën 19 vjec, 12 persona janë prej 20-29 vjec, dhjetë persona janë prej 30-39 vjeç, dy persona 40-49 vjeç ,dhe një person është mbi 60 vjeç”, - thotë Zharko Karaxhoski, Shef i departamentit të HIV-SIDA.
“Qyteti i Shkupit ka 16 raste me HIV dhe sidë e cila llogaritet 62 % të të gjitha rasteve të regjistruara në vitin 2014. Në Kumanovë ka tre raste, dy nga të cilat janë HIV pozitiv dhe një i sëmurë, dy raste nga Sveti Nikolla, në Tetove dhe Strumicë nga një rast , Shtip një rast dhe Koçani ka dy raste “, shprehet më tej Karaxhoski.
Karaxhoski më tej shtoi se deri më tani nuk ka rast të mbartjes së virusit te HIV-it te personat e varur nga droga që injektohen,ndërsa në periudhën prej tre viteve nuk është vërejtur ndonjë rast nga nëna tek fryti i saj.
Prej vitit 1987 deri në vitin 2014 janë të regjistruara gjithsejt 223 persona që jetojnë me HIV dhe SIDË ,prej tyre 177 janë të gjinisë mashkullore dhe 46 të gjinisë femrore, ndërsa në 2013 janë bërë 24 mijë e 562 teste për diagnostikim të virusit Hiv, u than ë pres konferencën e sotme. (Vlora-Latifi-Topojani, TVM2)
