Fondet IPA, Fazliu: Promovojmë bashkëpunimin ndërkufitar
Bashkëpunimi ndërkufitar është një ndër prioritetet e vendit. Kjo edhe për faktin se përmes këtij bashkëpunimi, ofrohen më shumë mundësi për thithjen e investimeve nga Fondet IPA...

Programi ka filluar të realizohet që nga viti 2016 dhe ka në dispozicion 8.4 milion euro. Ministria për pushtet lokal , si koordinatore nacionale e programit për bashkëpunim nacional,nënshkroi kontratat për bashkëfinancim nacional për propjektet në kuadër të këtij program ku ministria kontribuon me përfshirje prej 15% të mjeteve si përkrahje për përfituesit e grandeve.
“Nëpërmjet programeve dhe projekteve ndërkufitare vazhdojmë të promovojmë zhvillimin ekonomik dhe social të rajoneve ndërkufitare, ruajtjen e trashëgimisë kulturore,zhvillimn e kapaciteteve turistike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të vendeve fqinje”, u shpreh ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu.
“BE u kushton rëndësi të madhe programeve për bashkëpunim nderkufitar, prandaj ne i mbështesim projektet në mes vendeve tona dhe anëtarëve të Bashkimit Europian por edhe anëtarëve të tjerë të Evropës”, theksoi përfaqësuesi i delegacionit të BE-së, Freek Janmaat.
Në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Maqedoni-Kosovë 2014-2020, deri tani janë nënshkruan 8 marrëveshje,në vlerë prej 1.5 milion euro.
Përfitues të këtyre mjeteve mund të jenë, komunat,rajonet planore, ndërmarjet publike, parqet kombëtare si dhe sektori civil në dy vendet.
Maqedonia merr pjesë në katër programet ekzistuese të bashkëpunimit ndërkufitar,me Kosovën, Shqipërinë, Greqinë dhe Bullgarinë dhe në fazën fillestae është edhe përgatitja e imlementimit të programit me Serbinë.
GYLTENE SINANI
