Botë
Dialogu Kosovë – Serbi, Haradinaj: Jo përmes territoreve dhe kufijve; Thaçi: Ju besoj institucioneve të Kosovës
12.09.2018 19:00
Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit që pati me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi...

Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit që pati me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi tha se zgjidhja me shtetin serb nuk mund të arrihet përmes shkëmbimit të territoreve .
Ne jemi shumë të interesuar për një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, por tek ajo nuk mund të arrijmë përmes territoreve dhe kufijve”, theksoi Haradinaj.
“Me presidentin Thaçi ka dy ditë që nuk jemi takuar, por kemi takime të rregullta edhe pune edhe takime tjera. I diskutojmë të gjitha temat, dhe kemi mendime ndryshe për arritjen e një marrëveshje obligative ligjore me Serbinë për njohje reciproke, bindja ime është që te kjo zgjidhje nuk arrihet me territore e kufij, por me gatishmërinë për paqe dhe pajtim mes popujve. Kosova megjithëse ka dhimbje e vuajtje të mëdha nga lufta prapë do e gjejë forcën që të eci përpara, që të ecim drejtë Evropës”, u shpreh kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Menduh Thaçi potencoi se ai u beson institucioneve të Kosovës për këtë çështje.
“Kam një besim të plotë dhe mbështetje në lidershipin dhe drejtuesit e institucioneve të Kosovës se ata do të dinë mënyrën më të mirë për gjithë shqiptarët që ta vazhdojnë këtë dialog”, theksoi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci.
