Botë

Juncker: Ta marrim Ballkanin Perëndimor në gjirin tonë

12.09.2018 19:18

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, kërkon në KE të përcaktojë mënyrën përfundimtare...

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, kërkon në KE të përcaktojë mënyrën përfundimtare të përfshirjes së  vendeve të Ballkanit Perëndimor në Unioin ,  përndryshe sipas tij, të tjerët do të marrin përsipër detyrën për t’u dhënë formë fqinjëve tanë ballkanikë.

“Sfidat e jashtme po shumëfishohen dhe ne nuk mund të heqim dorë nga ndërtimi i një Europe më të bashkuar dhe më të fortë”, theksoi ai në fjalimin e tij mbi gjendjen e Bashkimit Europian.

“Jam kundër kufijve të brendshëm, aty ku janë krijuar duhet të eliminohen. Europa duhet të flasë me një zë të vetëm”, deklaroi Juncker.