Maqedoni
Instensifikohen vizitat e ndërkombëtarëve, Mogherini viziton nesër Shkupin
12.09.2018 20:12
Vazhdon përkrahja ndërkombëtare për marrëveshjen e Prespës....

Pas vizitave të javës që shkoi të kancelarit austriak Sebastian Kurz dhe ajo gjermane, Angela Merkel, nesër në Shkup do të qëndrojë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.
Ajo do të mbajë takime me kryeministrin Zoran Zaev, presidentin Gjorge Ivanov dhe liderin e opozitës, Hristian Mickovski. Në fundjavë ndërkohë në Shkup do të qëndrojë edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis, për t’ju treguar qytetarëve të vendit se SHBA vazhdon të jetë pranë tyre.
