EMRI

Emri: KE, nuk ka qasje direkte në zgjidhjen e kontestit

07.08.2014 15:18

Sipas Kinel, pozitat e Komisionit Evropian janë të qarta - Maqedonia është mirë për fillim të negociatave inkuadruese.......

Komisioni Evropian nuk mundet   më drejtpërdrejtë  të kyçet në zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë  ngjashëm si me  intervenimin në kontestin mes Kroacisë dhe Sllovenisë,  ose vitin e kaluar mes Serbisë dhe Kosovës, deklaroi për Dojçe  Vele, Rihard Kinel, përfaqësues i Komisionit Evropian në Gjermani. 

"Për dallim nga ndërmjetësimi i Komisionit mes Serbisë  dhe Kosovës ku në pyetje ishin dy shtete të cilat nuk  janë anëtare të Unionit, në rastin e kontestit me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, njëra palë  është anëtare e Unionit. Për shkak të kësaj, Komisioni Evropian nuk mundet thellë të involvohet", thotë Kinel. 

Gjithmonë sipas Kinel, pozitat e Komisionit Evropian  janë të qarta - Maqedonia është mirë për fillim të negociatave inkuadruese.

"Parakushtet pozitive janë dhënë, por i nevojshëm është edhe mandati politik për këtë hap, të cilin duhet ta japin njëzërit  të gjitha vendet anëtare të BE-së. Bashkimi Evropian ëshë aleat i shteteve sovrane.  Në rast kur mandati politik nuk është marrë dhe kur një ose dy shtete janë kundër, nuk mundemi si komision asgjë të bëjmë", thotë përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Gjermani.

Sipas agjencisë së lajmeve Dojçe Wele e cila duke iu  referuar  disa burimeve që ka  në Bruksel,  bëhet e ditur se ka gjasa reale që  vendi i komesarit për zgjerim  që për momentin e ushtron Shtefan Fyle, të mos mbushet  në përbërjen e re të Komisionit Evropian  që duhet  të shpallet kah fundi i muajit,  dhe deri në vitin 2019 nuk parashihet zgjerim I Unionit me vende të reja. (Zejxhane Osmani, TVM2)