Maqedoni
Ahmeti: Dibranët kanë arsye të përkrahin referendumin
13.09.2018 16:02
Karvani i BDI-së, pas zbarkimit në Dibër, ka ftuar qytetarët dibranë që të dalin dhe të japin votën e tyre në këtë referendum...

Karvani i BDI-së, pas zbarkimit në Dibër, ka ftuar qytetarët dibranë që të dalin dhe të japin votën e tyre në këtë referendum, sepse vota e tyre vendos për ardhmërinë europiane të vendit.
Lideri i integristëve, Ali Ahmeti, tha se dibranët kanë shumë arsye për të përkrahur referendumin, e pikërisht për shkak të lidhshmërisë së familjeve shqiptare të Dibrës me një pjesë të familjeve që jetojnë dhe veprojnë në shtetet europiane dhe përtej Atlantikut. Qytetarët dibranë përdorin valutën e euros, denarit dhe dollarit, e jo rublën ruse, andaj dibranët masovikisht ditën e referendumit duhet të votojnë pro Europës e NATO-s.
Lideri i Bashkimit për Integrim, Ali Ahmeti, nënvizoi se gjendemi në një kohë shumë dinamike, andaj me shumë kujdes duhen të bëjnë hapa të sigurtë drejt fitores dhe jo humbjes. Më 30 shtator duhet të organizohemi për suksese të mëdha, sepse hapi tjetër i rëndësishëm, i cili pason ndryshime kushtetuese, të cilat duhet t’i kemi me argumente të forta, që të njëjtat të kalojnë, tha Ahmeti.
ATLI DEMA
