Afaristët investojnë në shkollat e Dërvenit
Kete vit shkollore nxenesit e shkollës fillore’’ Bajram Shabani’’ në fshatin Svillare e poshtme të Komunës së Sarajit, do ta fillojne ne objektin e renovuar me financim të një kompanie private.....
Kete vit shkollore nxenesit e shkollës fillore’’ Bajram Shabani’’ në fshatin Svillare e poshtme të Komunës së Sarajit, do ta fillojne ne objektin e renovuar me financim të një kompanie private.
Per te pare se deri ku kane arritur punimet kete shkollë e vizituan sot Muharrem Murtezani pronar i kompanise që financon rekonstruimin dhe Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe nënkryetari i Parlamentit Rafis Haliti.
Investimi për rikonstruimin objekteve shkollore nga afarist shqiptar është një gjest që duhet përshëndetur theksoi Lideri I BDi-së, Ahmeti.
“Më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme ky gjest ky veprim si vlerë që e kanë popujt e qytetëruar dhe me kënaqësi ju përgjigja ftesës me qëllim që të marr pjesë këtu në këto riparime dhe për të bërë një mesazh për të gjithë ata njerëz të vullnetit të mir se investim ma kapital dhe punë ma të dobishme se kjo që bënë Muharemi nuk ka” – deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti .
Ndersa vetë donatori theksoi se kompania e tij do te investoj në katër shkolla.
“Sivjet neve do të investojmë në disa shkolla, mendoj në krejt shkollat që janë në Dërven, por e pam të nevojshme me investu vetëm në 4 shkolla për shkak të finacave për shkak se ishin shum dame të mëdha në shkolla ashtu që me atë fond që ndam neve arritëm me ndërtu vetëm shkolën e Svillares së Epërme dhe në atë të Poshtme, në Gllumovë dhe në Gjorçe Petrov”, - tha donatori Muharrem Murtezani.
Investimi i kryer në këtë shkollë kap vlerën mbi 100 mijë euro ku pritet që kjo shkollë te jetë e gatshme për funksionim që nga shtatori i këtij viti. (Gyltene Sinani, TVM2)
