Maqedoni
VMRO-DPMNE: Zaev nxit biznesmenët “pro” referendumit
13.09.2018 18:05
VMRO–DPMNE akuzon kryeministrin Zaev për, siç thotë, nxitje të biznesmenëve për t’i inkurajuar....

VMRO–DPMNE akuzon kryeministrin Zaev për, siç thotë, nxitje të biznesmenëve për t’i inkurajuar punëtoret me mjete financiare shtesë vetëm e vetëm për te mbështetur referendumin. Nga VMRO thonë se me këto thirrje nga tubimet që po bën Zaev, mundohet që punëtorëve t’u imponojë shitjen e identitetit të shtetit.
“Zoran Zaev, në skenë të hapur, në miting para qytetarëve ka nxitur dhe ka ftuar pronarë të kompanive, biznesmenë, të premtojnë dhe të dhurojnë përfitime materiale për realizimin e të drejtës së votës. Zaev ka kërkuar nga biznesmenët të dhurojnë para dhe mjete tjera për përfitime materiale nga biznesmenët për të punësuarit e tyre. Ndërsa nga ana tjetër pret nga punëtorët që për 6 mijë denarë të shesin shtetin dhe identitetin. Ky është skandal. Krim i pastër, për të cilin në çdo shtet juridik do të shkohej në burg. Kjo sjellje e paskrupullt e tij, ky lloj i pranimit të paturpshëm, kjo nxitje dhe frikësim për qëllime zgjedhore nuk mbahet mend të ketë ndodhur në Maqedoni”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
