MAQEDONI

Shpërthejnë dy bomba në oborrin e universitetit “Cirili dhe Metodi”

07.08.2014 16:38

Sipas informacioneve zyrtarte, shpërthimi i dy bombave të një pas -njëshme ka ndodhur në hapësirën e gjelbëruar mes fakultetit Jurdik dhe Filologjik....

Dy bomba kanë shpërthyer  mbrëm rreth orës 22 në oborin e universtitetit të Shen “Cirilit dhe Metodi” në Shkup.

Sipas informacioneve zyrtarte, shpërthimi i dy bombave të një pas -njëshme ka ndodhur në hapësirën e gjelbëruar mes  fakultetit Jurdik dhe Filologjik.

Ngjarja është denoncnuar menjëherë në polici nga  ana e sigurimit  të universitetit.  Për fate të mire nga ky shpërthim nuk ka pësuar asnjë person.

Nga  MPB  informojnë  se janë duke  i ndërmarrë   të gjitha masat e nevojshme  për gjetjen e autoreve.

“MPB është duke i ndërmarë  të gjitha masat e nevojshme për të konstatuar gjendjen faktike në universitetin e shen “Cirilit dhe Metodi” dhe për të parë se çfarë saktë  ka ndodhur aty, a bëhet  fjalë për persona të cilët qëllmisht i kanë aktivizuar  këto bomba  apo për diçka tjetër. Në rast se konstatohet se këto shpërthime janë bërë nga disa individ, MPB  do të ngrisë padi pendale ndaj gjithë atyre” - ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

Kalimtarët e rastit sot  nuk  deshën  të pronocohen para objektivit të kamerës  sonë. Thanë vetëm, se për shpërthimin e bombave janë informuar në hyrje të universitetit.

“Sinqerishtë se kam iden  se çfarë sakt ka ndodhur këtu, vetëm na thanë se kanë shpërthyer bomba..”, thotë një qytetar i rastit.

Njësia speciale  për anti- terrorizëm në  oborrin e universtitetit  ka gjetur edhe një bombë  tjetër e cila ka shprëthyer pasi që e njëta është  aktivizuar nga ana  pjesëtarëve të  policisë. Një numër të madh  inspektorësh sot në terren  ishin duke i  shënuar zonat të cilat supozohet se mund të jenë të rrezikshme nga bomba të  tjera të pa shpërthyera.

Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu informoi se  sot policia ka arritur të indetifikoj edhe dy personat  të tjerë në moshën 24 dhe 25 vjetë  cilët demoluan mbrëm  lokalin “New Orelenas në Çarshi të vjetër të Shkupit. MPB  ndaj tyre ka  shqiptuar paraburgim  prej 8 ditëve dhe mbikqyrje speciale. (Rexhep  Qamili, TVM2)