Maqedoni
Takimi Miçel-Zaev: Maqedonia i ka dyert e hapura për në NATO
13.09.2018 18:46
Dyert e NATO-s dhe BE-së kanë qenë çdo herë të hapura, per Maqedonine...

Dyert e NATO-s dhe BE-së kanë qenë çdo herë të hapura, per Maqedonine, ka theksuar Ndihmës-sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Europë dhe Euroazi Uest Miçel pas takimit, të pasditës me kryeministrin Zaev. Maqedonisë i nevojitet siguri globale, dhe e njejta mund të arrihet vetëm kurë ajo të bëhet anetarja e 30 e Aleancës më të madhe Ushtarake, ka deklaruar diplomati amerikan Uest Miçel.
“Kisha mundësi të njihem nga Kryeministri Zaev për zhvillimet dhe ecurit pozitive të cilat i ka bërë kjo Qeveri në rrugën e integrimit të sajë në strukturat Euro-Atlantike. Sigurishtë se u ndava shumë I lumtur me këto ndryshime të cilat kanë ndodhur, e sidomos me arritjen e Marrëveshjes me Greqinë, pengesë që ka pamundësuar Maqedoninë të jetë edhe më herët pjesë e NATO-s", tha Uest Miçel, ndihmës sekretar i SHBA-ve.
Kryeministri Zaev përkrahjen amerikane e konsideron stimul shtesë për punën e metutjeshme të qeverisë, aq më tepër nga një partner strategjik siç janë SHBA-të.
“Kjo është rruga të cilën do të duhet ta ecim të gjithë së bashku. Në këtë rrugëtim nuk jemi të vetëm, përkrahja që vjen nga BE dhe posaçërisht nga SHBA-të tregon dhe na jep motiv plus që të ecim më shpejtë në këtë rrugëtim. Të jeshë pjesë e shteteve dhe Aleancës më të madhe botërore është privilegj, që kanë vetëm 29 shtete, ndërsa ne së shpëjti do të jemi shteti i 30,i shteteve më të fuqishme botërore”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Kjo ishte edhe viza e fundit që Diplomati Amerikan Uest Miçel realizoi në Maqedoni, pas atyre që kishte me Ministrin Dimitrov, shefat e grupeve parlamentare, Kryetarin e Parlamentit, dhe liderët e partive më të mëdha politike në vend.
FITIM KRYEZIU
