Shiu i mbrëmshëm bllokoi malësinë e Tetovës
Reshjet intensive të shiut të cilët filluan mbrëmjen e djeshme e që zgjatën disa orë kanë shkaktuar probleme të mëdha në rajonin e Tetovës.....

“Reshjet intensive të shiut të cilët filluan mbrëmjen e djeshme e që zgjatën disa orë kanë shkaktuar probleme të mëdha në rajonin e Tetovës. Nga këto rreshje më së shumti përsuan disa vendbanime në Malësinë e Tetovës, ku dje që nga ora 19 e deri në ora 1 pas mesnate është bllokuar rruga Shipkovicë Brodec me cka kanë intervenuar ekipet e Ndërmarrjes publike komunale, edhe gjatë ditës së sotme kjo rrugë për disa orë ka mbetur e bllokuar me cka më vonë është intervenuar dhe tani më rruga është e lëvizshme për qytetarët e kësaj ane”.
Qytetarët thonë se shiu i rrëmbyeshem kishte hedhur në rrugë gurrëz të mdhej që bllokoi rrugën e shumë qytetarëve të Malësisë, ka shtuar edhe nivelin eujit te lumit, megjithatë ka vërshuar edhe shum rrugë në qendër të Tetovës. Ata thonë se sektori për rrugë dhe komunikacion në komunën e Tetovës aspak nuk përkujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve.
“Shiu nuk ka qenë dje i dëmshëm por aspak nuk besoj se këto mund të bëjnë asgjë, skanë kapacitete për të intervenuar në raste të tilla aspak nuk besoj në këtë gjë”, thotë një qytetar nga Tetova.
Por nga komuna e ë Tetovës permes një komunikate me shkrim ka njoftuar se pas reshjeve të mëdha të shiut të cilat kapluan Tetovën me rrethinë shërbimet komunale intervenuan me vigjilencë në shumë lokacione të qytetit dhe jashta tij, me qëlim largimin dhe sanimin e pasojave nga reshjet si dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës së tyre.
Poashtu nga Komuna e Tetovës theksojnë se të gjitha njësitë operative të Komunës së Tetovës do të jenë në gadishmëri të plotë për të qenë në shërbim të qytetarëve për t’i mbrojtur ata nga pasojat e padëshiruara që mund t’i sjellë moti i lig ditëve në vijim. (Miftar Emini, TVM2)
