Maqedoni
Ndikimi politik në media, Zhbogar: Ka më shumë mendim kritik, punoni ende
14.09.2018 15:17
Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar vlerëson se aktualisht vërehet çtensionim i situatës në media...

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar vlerëson se aktualisht vërehet çtensionim i situatës në media, tashmë që është ulu edhe presioni ndaj tyre për shkak të mos reklamimit në to të aktiviteteve qeveritare. Por Zhbogar thotë se ende ka shumë punë në këtë drejtim
"Mendoj se po shihen ndryshime. Mendoj se vërehet se ka më pak presion ndaj mediave. Qeveria nuk i financon mediat pra nuk lëshojnë reklamat në medieve sepse kjo ishte mënyra në të shkuarën e të pasurit ndikim në media. Pra, përfundimisht shohim më tepër vështrime kritike drejtuar Qeverisë apo institucioneve për dallim nga e kaluara, por përfundimisht nuk themi dot se mediat nuk përballen me probleme", tha Samuel Zhbogar.
OJQ-të kërkojnë mënyrë për të mbrojtur të rinjtë dhe të tjerët nga lajmet e rrejshme gjatë informimit të tyre sidomos online. Në përpjekjet për të mundësuar që rinia të ketë mendim kritik të shëndoshë, duhet përfshirë edhe sistemi arsimor.
"Është tejet e rëndesishme te zhvillohet mendimi kritik tek nxenesit tane dhe qe nga mosha e re sepse vetem keshtu ata do te rriten per tu bere individ dhe per tu bere pjese e gjeneratave te tera cilave do tu jepen mundesite qe te korrigjojne gjendjen aktuale ne te gjitha sferat e shoqerise", tha ministeri i arsimit Arbër Ademi.
Deklaratat u dhanë debatin kushtuar parapërgatitjes së gjeneratës së re për mendimim kritik, mbrojtje nga lajmet e rrejshme si dhe kursim nga përdorimi i internetit e organizuar nga qendra Loja në Tetovë.
VISAR SADIKI
