Maqedoni

VMRO-DPMNE: Qytetarët nuk pajtohen me marrëveshjen

14.09.2018 15:47

Funksionarët e VMRO-DPMNE-së, kanë vazhduar takimet me qytetarët dhe deklaratat e tyre kundër politikave të qeverisë Zaev dhe marrëveshjes për emrin...

Nga Vinica, sekretari general I VMRO-së, Janushev, tha se politikat e kësaj qeverie po zbrasin qytetet që nuk shohin ardhmëri në vend. Por qeveria sipas tij, është e përqëndruar në atë që Janushev e cilësoi si marrëveshje katastrofale, e nuk sheh realitetin nga i cili qytetarët largohen. 
 
"Vinica çdo ditë e më shumë po zbrazet, qeveria e cila premtonte se do ta ndalon migrimin, jo vetëm që nuk e zgjodhi por edhe e përshpejtoi këtë problem. I dëgjojmë qytetarët se si thonë se kjo qeveri nuk ka perspective dhe për shkak të padrejtësisë dhe krimit, i cili ndodh në Maqedoni, fatin do ta kërkojnë larg shtëpisë së tyre. Qytetarët nuk pajtohen me marrëveshjen e turpshme për Maqedoninë, siç thonë me të cilën ndërrohet emri, identiteti, historia dhe kultura. Zaev i ikën debatit,  sepse nuk ka argumente, e as  përgjigje për pyetjet se a humb identiteti institucional, kultura dhe historia, e di se i jep mjet Greqisë me Komisionin për revizion të historisë dhe kulturës të mos bllokojë çdo hap drejt BE-së, për atë friksohet, është i frikësuar sepse e din që ka nënshkruar marrëveshje katastrofale", tha Igor Janushev.