REKA E MADHE

Rekasit ringjallin Rekën shqiptare

07.08.2014 17:21

Krahina e Rekës së Epërme që shpesh quhet trevë e shkretë , ktyre ditëve te gushtit ka shijuar një rringjallje të vërtetë.....

Krahina e Rekës së Epërme që shpesh quhet trevë e shkretë , ktyre ditëve te gushtit ka shijuar një rringjallje të vërtetë. 

Në kuadër të “Takimeve të Rekës”, shqiptarët e ktyre trevave, musliman dhe ortodoks shqiptarë  nëpërmjet marshit që u organizua në bjeshkët që lidhin Maqedoninë dhe Shqipërinë, deshmuan se Reka dhe rekasit nuk e kanë harruar  të kaluarën e paraardhësve të tyre.

Përkundrazi, ata me organizimin e marshit pikërisht në rrugën e njëjtë të cilën e ksihin kaluar edhe paraardhësit e tyre në mënyrë simbolike kujtuan golgotën e vërtetë,ku fshatrat të tëra ishin djegur nga dora barbare e pushtuesit sllav.

Ndërkohë në ditën e dytë po në mënyrë simbolike për në Manastir , udhëtuan 52 qytetarë të këtyre trevave, numër që korrespondon me numrin e 52 delegatëvë të cilët në vitin 1908 morën pjesë në Kongresin mbarë shqiptarë, atë të Manastirit.

Në mesin e 52 delegatëve, ishin edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i cili është me prejardhje nga Reka dhe Xha Branko Manajllovksi nga Kiçinica , shqiptar ortodoks nga Reka.

Kryetari Bejta e citoi fjalën e rilindësit të madh shqiptarë nga Reka, Josif Bageri i cili ka thënë se : “Pa mos u bo Reka Shqipëri, Shqipëria nuk është Shqipëri”.

Delegatët kishin me vete edhe disa dhurata për shtepinë e alfabetit , librat nga konferenca për shqiptarët e Rekës  dhe një skulpturë nga artisti shqiptarë Xhelil Rufati i cili vjen nga trevat e Rekës gjithashtu.

Manifestimi qendrorë I shqiptrëve të Rekës do të mbahet të dielën më 10 gusht ku do të shpalosen garat, rite t tradicionale që përbëjnë mozaikun kulturorë të këtyre trevave. (Memedali Jusufi, TVM2)