Maqedoni

Shtyllat pensionale, pensionistët: Na duhet më shumë informacion

14.09.2018 16:16

Qytetarët janë pak të informuar për funksionimin e shtyllave në fondet pensionale....

Qytetarët janë pak të informuar për funksionimin e shtyllave në fondet pensionale, por edhe mungon interesimi I tyre për të mësuar më shumë se cfarë në të vërtetë ofrojnë këto shtylla dhe cilat janë të drejtat e tyre. 
 
"Nuk jam I informuar  edhe ashtu kam pension të vogël, nuk kam lidhje me këtë temë"...
 
"Po mendoj se janë të vetëdishëm dhe kontrollojnë llogarit e tyre"... 
 
"Nuk e di pak kjo më huton, më duket nënvlerësim i pensionistëve", thanë qytetarët e anketuar.
 
Nga Agjencioni për Supervizion të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional, thonë se vetëdija e qytetarëve për të drejtat që dalin nga participimi në shtyllat pensionale duhet të rritet, pasi ky investim nënkupton më shum të ardhura në ditët e pensionit. 
 
"Nëpërmjet ngjarjeve informative, dëshirojmë të ngritet vetëdija e qytetarëve që të interesohet për llogarit personale. Interesimi i qytetarëve për shtyllën e dytë dhe të tretë po rritet vazhdimisht. Tanimë ka pensionist që shfrytëzojnë pensione nga dy shoqatat pensionale", tha Darko Sazdov.
 
Deri tani në dy shtyllat pensionale janë regjistruar  500 mijë anëtarë, ndërsa mjetet e akumuluara arrijnë rreth në një miliardë euro. 
 
GYLTENE SINANI