Maqedoni
Norvegjia mbështet integrimin e Maqedonisë, 2 milion euro ndihmë për fillimin e negociatave
14.09.2018 16:46
Qeveria norvegjeze fuqishëm do ta mbështesë procesin e integrimit të Maqedonisë në BE....

Qeveria norvegjeze fuqishëm do ta mbështesë procesin e integrimit të Maqedonisë në BE edhe sot edhe në të ardhmen deklaroi Sekretari i Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë, Audun Halvorsen i cili ndodhet për vizitë në Shkup.
Në praninë e Halvirson u nënshkrua memorandum i cili parashikon ndihmë në shumë prej 2 milion euro që do të shfrytëzohen për ta ndihmuar procesin integrues të maqedonisë për BE.
"Mbështetja jonë do të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve për procesin e integrimit në BE. Tani ekziston një ndjenjë pa precedencë e momentit këtu në Maqedoni, një ndjenjë se jeni në pikën kthesë në historinë e këtij vendi dhe në gjithë këtë rajon. Qeveria norvegjeze fuqishëm do ta mbështesë procesin e integrimit tuaj në BE edhe sot edhe në të ardhmen", tha Audun Halvorsen.
Ndihma e mbretërisë norvegjeze pikërisht në këtë periudhë është shum e rëndësishme theksoi zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
"Mendoj se nuk kishte moment më të mirë për të rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen që Mbretëria norvegjeze i jep Maqedonisë në 20 vitet e fundit sesa në këtë muaj vendimtar", tha Osmani.
Projekti ka të bëjë me zhvillimin dhe përgatitjen e vendeve të rajonit që të hyjnë në fazën e dytë të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, ndërsa i njëjti ka edhe mbështetjen e OKB-së.
NAIM RAMADANI
