Maqedoni

Rasti “Tanku”, mungon avokati, shtyhet gjykimi

14.09.2018 17:30

Gjykata Penale e Shkupit shtyu gjykimin për rastin “Tanku “, për ish-Kryeministrin Vlado Buçkovski.....

Gjykata Penale e Shkupit shtyu gjykimin për rastin “Tanku “, për ish-Kryeministrin Vlado Buçkovski, ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Metodi Stamboliski dhe disa punonjës të tjerë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Drejtorin e MZT FOP.
 
Në seancë mungoi avokati i Stamboliskit, sepse ishte në një tjetër gjykim dhe I pandehuri nuk pranoi që ta përfaqësonte një avokat tjetër. Edhe ish kryeminstri Buckovski kërkoi që séance e radhës e caktuar për 20 shtator, të shtyhet sepse ka një tjetër angazhim në Bullgari  në atë datë që lidhet me referendumin. 
 
I akuzuari, Nelko Menkinovski, kërkoi që të mos ketë dëgjim gjyqsore prej 1 deri më 10 Tetor sepse ai ishte udhëheqësi i një turneu turistik. Rasti Tanku  daton që nga viti 2001. Në 2016, Gjykata Supreme shfuqizoi aktgjykimet dhe urdhëroi që procedurat gjyqësore të ktheheshin që nga fillimi. Buçkovski dhe Stamboliski akuzohen për abuzim me pozicionet zyrtare, duke dëmtuar për  2.5 milionë euro buxhetin shtetëror.