Maqedoni
Zhvillimi i balancuar rajonal, monitorim softuerik i parave të investuara
14.09.2018 17:38
Maqedonia ka pjesë tërësisht ose fare pak të zhvilluara....

Nëse nuk ndërrmeren masa për zhvillim të balancuar, vendi do të përballet me zona të mbipopulluara dhe me të tjera zona tërësisht të zbrazura nga banorët. Qeveria angazhohet për zhvillim të barabartë, dhe shpërndarja e balancuar e mjeteve financiare, do të monitorohet përmes një softueri I cili do të kontrollojë se ku dhe si shpenzohen këto mjete. Gjithsesi është e nevojshme si fillim që për zhvillim të barabartë, duhen alokuar fonde sipas nevojave të rajoneve.
"Nuk duhet të përsëritet situata ku në qytetin e Shkupit do të shpenzohet 800 euro për të bërë një qytet super moderne, barok etj, ndërsa vetëm 18 % e shtetit ka sistem të kanalizimit. Ligji thotë se 18% nga BPV duhen ndarë për zhvillim të balancuar rajonal, por ne nuk kemi mundësi kontrolli institucional nëse fondet ndahen ose jo realisht", tha Koço Angjushev, zv/kryeministërpër Çështje Ekonomike.
"Me krijimin e nje sistemit IT për për zhvillim të qëndrueshëm të barabartë rajonal ne presim që të sigurojmë në kohë dhe informacione të vlefshme për ministrinë e vetëqeverisjes lokale dhe për bartësit e tjerë të politikës në procesin e planifikimit të zhvillimit rajonal dhe zbatimin e tij efikas", tha Suheil Fazliu, ministër i Vetqeverisjes Lokale.
"Është e nevojshme të alokohen fondet buxhetore sipas nevojave, por është e nevojshme të ketë financime të barabarta dhe më të rafinuara, si horizontalisht ashtu edhe vertikalisht gjatë përgatitjes dhe zbatimit të programeve të zhvillimit kombëtar. Gjithashtu është e nevojshme të përmirësohen mekanizmat për identifikimin dhe monitorimin e alokimit financiar dhe masave të tjera mbështetëse dhe zbatimin e projekteve rajonale", tha Stefan Thomasan, ambasador i Zvicrës në Maqedoni.
Projekti është vazhdim I aktiviteteve që po zbatohet në vend që nga viti 2012 me mbështetjen e qeverisë zvicerane dhe hap mundësinë për të hartuar një politikë të zhvillimit të balancuar rajonal sipas standardeve më të larta evropiane për kohezionin ekonomik dhe social.
SEDAT SELIMI
