Prezantohet Shkodran Mustafi

07.08.2014 17:24

Mustafi ka qenë i shoqëruar nga presidenti i skuadrës, Amadeo Salvo dhe ka nënshkrujtur për pesë vjet me klubin......

Mbrojtësi i djathtë shqiptarë, Shkodran Mustafi, është prezantuar te klub i ri, Valencia nga Spanja. Mustafi ka qenë i shoqëruar nga presidenti i skuadrës, Amadeo Salvo dhe ka nënshkrujtur për pesë vjet me klubin.

Salvo tha se është shumë i kënaqur me ardhjen e një lojtari kampion Bote me Gjermaninë dhe që ishte pjesë e skuadrës italiane, Sampdoria.

Nga ana tjetër, Mustafi falenderojë drejtuesit e klubit të ri. ”Dua të falënderoj të gjithë që kanë besuar në mua. Ardhja në Valencia është një hap përpara në karrierën time dhe unë shpresoj që do të kam mjaft sukses. Unë do të përpiqem të kontribuojë dhe të tregojë cilësitë për të ndihmuar ekipin. Pavarësisht nga të gjitha ekipet e mëdha që janë në Ligën spanjolle, Valencia është një ekip i madh, është i aftë për të mposhtur çdo kundërshtar dhe duhet të luftojmë në çdo ndeshje”, ka deklaruar gjatë prezantimit të tij para mediave, Shkodran Mustafi.

Tifozët e Valencias janë shprehur të lumtur që klubi i tyre siguroi shërbimet e Mustafit, duke e cilësuar atë në një nivel me mbrojtësin që u transferua te Barcelona, Jeremy Mathieu.