Maqedoni
Roth: Po shkruani edhe historinë europiane; Dimitrov: Kemi shancin që nuk e dimë a na prsëritet më
14.09.2018 18:27
Marrveshtja me Greqisë dhe Maqedonisë i hap dyert vendit drejtë antarsimit në NATO dhe BE...

Kjo është një shancës historike e cila nuk përsëritet prandaj edhe nuk duhet të lëshohet. Do të doja sa më shpejtë miqtë e Maqedonisë t’i shoh në grupin e miqve të bashkuar në dy asociacionet, theksoi në Ohër, ministri shtetëror për Evropën pranë MPJ-së gjermane, Michael Roth.
"Maqedonasit po shkruajnë historinë, edhe atë jo vetëm nacionale, por edhe historinë evropiane. Me marrëveshjen që u arrit me Greqinë, pres që së shpejti Maqedoninë ta shoh në grup, përkatësisht në familjen e miqve të BE-së dhe NATO-s. Do të doja t’i inkurajoj njerëzit në shtetin e juaj të bukur që ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike", tha Mihael Roth, ministër gjerman për Evropë.
Edhe shefi I diplomacisë së Maqednisë NIkolla Dimitrov, thotë se Maqedonia gjendet para një udhëkryqi të madh historik dhe ky ëstë një shank që duhet shfrytëzuar pasi mund të mos ripërsëritet më.
“Investimi është i madh, porositë janë të qarta, askush nuk e di nëse kjo gjeneratë e jona do të ketë shans të ardhshëm. Ne jemi maqedonas, flasim gjuhën maqedonase, dje kryeministri në Strasburg për herë të parë u drejtua në gjuhën maqedonase, mori ovacione. Parlamenti Evropian u ngrit në këmbë për Maqedoni evropiane, ne do të ngrihemi në këmbë për kauzën e njëjtë më 30 shtator”, tha Dimitrov.
Në lidhje shtetasit e Maqedonisë të cilët prej një janarit të vitit që vjen, do të mund të punojnë në Gjermani me pasaporta maqedonase, tha se ekziston regjim i vendosur në kuadër të BE-së dhe Zonës së Shengenit, por intenca është megjithatë të gjejnë mënyrë për thjeshtësimin e asaj procedure. Dimitrov dhe Rot në Ohër morën pjesë në debatin me të rinjtë.
FARIJE DAUTI BAKIU
