Maqedoni
“Jo Nacionalizmit- Po Patriotizmit” - Civil: Politikat nacionaliste, stimulohen nga politika
14.09.2018 18:34
Shumica e qytetarëve thotë se subjektet politike stimulojnë politikat nacionaliste, gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin....

Në një studim të bërë nga OJQ Civil, rreth dallimeve mes nacionalizmit dhe patriotizmit, 51 % e të anketuarve kanë bërë fajtorë politikanët për ndarjet shoqërore. Nga Civil thonë se qytetarët e dinë shumë mirë dallimin mes nacionalizmit dhe patriotizmit, e dinë shumë mirë se çka do të thotë urrejta ndaj një bashkësie etnike, dhe se këto metoda po shërbehen strukturat dhe subjektet destruktive të vendit.
“Kemi parë tek qytetarët një dëshirë për ti mbrojtur vlerat e një shoqërie demokratike në të cilët nuk do të kishte urrejtje ndaj të tjerëve. Ato shumë mirë e dinë se cila është diferenca në mes Nacionalizimit dhe Patriotizmit, dhe mendojnë se Nacionalizmi është një energji destruktive e cila mund ta zhdukë një shoqëri, dhe proceset demokratike në të cilat gjendet vendi", tha Xhabir Deralla, nga OJQ “Civil”.
Sektori civil përkujton se ky referendum nuk bëhet për të treguar kush është tradhtarë e kushë patriot, a duhet të votohet apo të bojkotohet? Nëse e humbasim të drejtën për të votuar për diçka pro ose kundër, askush nuk është fajtor por vetëm ne personalisht.
Civil ka anketuar për 11 javë qytetarë nga sfera të ndryshme të shoqërisë dhe krijues të opinionit publik në vend, në kuadër të projektit “Jo Nacionalizëm, Po Patriotizëm” në tërë territorin e vendit.
FITIM KRYEZIU
