Maqedoni

Furnizimi i nxënësve me libra, Ademi: Problemet zgjidhen kur ka bashkëpunim

14.09.2018 18:41

Problemet me furnizimim me libra të shkollave të vendit dhe ankesat e drejtuesve të shkollave...

Problemet me  furnizimim me libra të shkollave të vendit dhe ankesat e drejtuesve të shkollave, kanë bërë që ministri I arsimit Arbër Ademi të dalë vetë në terren për të parë nëse të gjitha shkollat I kanë furnizuar nxënësit e tyre me tekste shkollore. Ai qëndroi në shkollën fillore “Naim Frashëri” të qytetit të Kumanovës ku u njoh me problemet dhe kushtet në të cilat nxënësit e kësaj shkolle vijojë mësimin . 
             
“Si problem kohën e fundit ishte problem me tekstet shkollore, mirëpo kishim  përkrahjen e ministrit që qysh në fillim ta zbusim këtë problem”, tha Muhamet Zeqiri, drejtor i Sh.F.”Naim Frashëri” - Kumanovë.
 
 “Ashtu sic kemi paraljmëruar edhe më heret se, nxënësit nga klasa e parë, e dytë dhe e tretë, për cdo vit shkollorë, duke filluar nga ky vit shkollorë, do të pajisen me tekste të reja shkollore në të gjitha lëndët", tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.
 
Sa i përket gabimeve në tekstet shkollore që ende vërehen në librat me të cilët mësojnë nxënësit shqiptarë, Ademi thotë se korrigjimet kanë filluar dhe do të vazhdojnë deri në librin e fundit. 
 
"Këtë vit shkollorë ne e kemi filluar me 22 tekste të korrigjuara, dhe sejcila prej këtyre teksteve ,  është blerë nga ana e Ministrisë dhe të njejtat po distribuohen nëpër shkolla me tirazh të plotë që cdo nxënës të ketë  tekst të ri dhe të korrigjuar", tha Ademi. 
 
Ademi është takuar  edhe veteranët e arsimit shqip në Kumanovë, për të shkëmbyer edhe me ta idetë reth një sisteim arsimor cilësor. 
 
FATLUM AQIFI