Maqedoni
Dobësohet “Florence”, kthehet në stuhi të kategorisë së parë
14.09.2018 19:17
Uragani Florence tashmë është dobësuar në një stuhi të kategorisë së parë....

Uragani Florence tashmë është dobësuar në një stuhi të kategorisë së parë, por metereologët thonë se ai përsëri e ka fuqinë për të dhënë goditje vdekjeprurëse në zonat ku kalon ndaj shtete që priten edhe më tej të goditen prej tij, kanë marrë masat e nevojshme për të përballuar stuhinë.
Epiqendra e uraganit “Florence”, preku plazhet e Karolinës së Veriut me erëra të furishme prej 144 km në orë dhe dallgë prej 3 metrash të larta. Më shumë se 60 persona, përfshi fëmijë, u nxorrën nga një hotel i shembur në Xheksonvill në kulmin e stuhisë, ndërkohë që shumë banorë të tjerë që neglizhuan urdhrat e evakuimit, po luten që dikush ti shpëtojë. 150 persona janë bllokuar në Nju Bern, teksa paralajmërimet janë të kobshme për rrezikun që mund të sjellë uragani kur t’i afrohet zonës.
Mbi 400 mijë njerëz në Karolinën e Veriut raportohen të kenë mbetur pa energji elektrike. Metereologët thonë se më tepër se sa fuqia e stuhisë, shqetësim përbën lëvizja e ngadaltë e saj. Sipas parashikimeve të motit, Uragani Florence pritet të dobësohet së tepërmi kur të kalojë të shtunën nëpër pjesën qendrore të shtetit të Karolinës së Jugut. Më në veri, në shtetet e tjera përgjatë brigjeve të Atlantikut, priten shira të rrëmbyer gjatë gjithë javës së ardhshme, që do të shënojë fundin e Uraganit Florence.
