Mbështetje për Maqedoninë, Basha në Strugë, Mattis dhe Hahn në Shkup
Vazhdojnë vizitat e ndëkombëtarëve në mbështetje të integrimit euroatlantik të Maqedonisë...

Sot në Strugë po qëndron kryetari I PD-së Lulzim Basha për tu takuar me krerët e partive shqiptare dhe për të dhënë mbështetjen e opozitës shqiptare për rrugëtimin euroatlantik të Maqedonisë.
Nesër në Shkup qëndron sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis , një një vizitë për të shprehur mbështetjen e vazhdueshme, që SHBA-të i japin popullit të Maqedonisë.
Të dielën në mbrëmje, në Shkup do të aterojë edhe eurokomisionieri Johanes Hahn , i cili do të marrë pjesë të hënën në takimin ndëkormbëtar dy ditor të titulluar “Ditët e mediave të Ballkanit Perëndimor”.
Të hënën vjen edhe Ministrja e Mbrojtjes së Italisë, Elizabeta Trenta, të martën shefi i diplomacisë së Gjermanisë, Hajko Mas, më pas edhe përfaqësues të Senatit të Francës.
